Një moment të tërheq vëmendjen si një skulpturë e veçantë dhe momentin tjetër nuk është më. Skulpturat që zhduken në ajër janë vepër e artistit gjerman Julian Voss-Andrea, ai ë" />

Skulpturat që zhduken në ajër

Skulpturat që zhduken në ajër

Një moment të tërheq vëmendjen si një skulpturë e veçantë dhe momentin tjetër nuk është më. Skulpturat që zhduken në ajër janë vepër e artistit gjerman Julian Voss-Andrea, ai është i diplomuar në fizikën kuantitative dhe rezultat i veprave të tij unike është kombinimi i aftësive shkencore fizike me artin. Skulpturën e parë që zhduket në ajër Andera e krijoji në vitin 2006 .

“Prapavija ime në fizikë dhe hulumtimet që kam bërë më ndihmuan të tregojë se sa i çuditshëm dhe i llahtarshëm është realiteti në natyrë. Ky është një nga vendet ku i punojmë skulpturat, këtu mundet ti shikoni të gjitha pjesët”, tha Julian Voss-Andrea.

Për të bërë përzierjen e shkencës dhe artit Julian përdor një skaner 3D për t’i fotografuar pjesët e çdo objekti, më pas duke i përdorur të dhënat e mbledhura ai i modelon skulpturat në kompjuter. Në fazën e përpunimit ekipi i tij shfrytëzon teknologji laserike për të bërë prerjet në hekur, bronz dhe titanium, pastaj ato bashkojnë qindra copa metali. Pllakat metalike janë të gjitha të vendosura në një rrafsh të vetëm dhe kjo i bënë të zhduken kur i shikon nga një këndvështrim i caktuar.