Skuadrat që kanë siguruar çerekfinalen në Evropa Ligë

16.03.2017 23:48
Skuadrat që kanë siguruar çerekfinalen në Evropa Ligë

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet në kuadër të Ligës së Evropës.

Tetë ndeshjet e përfunduara kanë përcaktuar edhe tetë skuadrat çerekfinaliste në këtë garë tejet interesante.

Padyshim që ndeshja më interesante ishte ajo mes Lyonit dhe Romës ku në 180 minuta dy skuadrat dhuruan spektakël.

Lyon shënoi fitore 4-2 në ndeshjen e parë, ndërsa Roma triumfoi në ndeshjen e kthimit 2-1 por u eliminua me rezultat të përgjithshëm 5-4.

Rezultatet:

Besiktas – Olympiakos 4-1 (5-2)

Genk – Gent 1-1 (6-3)

Krasnoad – Celta Vigo 0-2 (1-4)

Ajax – Copenhagen 2-0 (3-2)

Anderlecht – APOEL 1-0 (2-0)

Roma – Lyon 2-1 (4-5)

Gladbach – Schalke 2-2 (3-3)

United – Rostov 1-0 (2-1)

Skuadrat që kanë siguruar çerekfinalen:

Manchester United, Schalke 04, Lyon, Anderlecht, Ajax, Celta Vigo, Genk, Besiktas.