Skuadrat e mëdha angleze i bëjnë ofertë Reusit

Skuadrat e mëdha angleze i bëjnë ofertë Reusit

Marco Reus vazhdon të jetë i lënduar, duke mos pasur mundësi të ndihmojë skuadrën e tij Borussia Dortmund.

Kjo nuk po i pengon skuadrat e mëdha evropiane që të interesohen për të dhe të bëjnë gati oferta të majme.

Ndër to janë edhe dy skuadrat e mëdha angleze, Arsenal dhe Manchester United, shkruan e përditshmja gjermane Bild.

Sulmuesi 28 vjeçar nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon dhe nuk pritet të kthehet para vitit 2018.

Reus ka kontratë me Dortmundin vetëm deri në qershor të vitit 2019.