Skuadra nga La Liga ofertë për Januzajn

Skuadra nga La Liga ofertë për Januzajn

Manchester United ka pranuar një ofertë 9,7 milionë funtesh nga Real Sociedad për Adnan Januzaj, e cila ofertë korrespondon me kërkesat e United.

22-vjeçarit i është ofruar një kontratë prej 70 mijë funtesh në javë nga klubi i La Ligës por kushtet personale nuk janë finalizuar ende.

Manchester United ka qenë i hapur ndaj ofertave për anësorin, pasi menaxheri Jose Mourinho vendosi se lojtari nuk ka më të ardhme në klub, shkruan SkySports.

Oferta e klubit spanjoll është njëra nga disa oferta të tjera, të cilat United është duke i konsideruar për Januzajn, i cili sezonin e kaluar ka qenë në huazim nga Sunderland.

Januzaj u ngrit në epërsi në vitin 2013 pas një numri të performancave shumë impresive nën menaxhimin e ish-menaxherit të United, David Moyes.

Por, që nga ajo kohë Januzaj nuk ka mundur të rindezë të njëjtën formë.

Ai ishte betuar të ua dëshmonte të kundërtën dyshuesve të tij pasi ishte lëvizur për në Wearside verën e kaluar, por u lëndua, duke shkaktuar kështu mos dashjen e tij nga Old Traffod.

Kosovari me nënshtetësi belge, kishte nënshkuar kontratë me United si lojtar i ri në vitin 2011 /Insajderi.com