Skuadra kineze ‘kërcënon’ Evropën me Diego Costan

Skuadra kineze ‘kërcënon’ Evropën me Diego Costan

Sulmuesi spanjoll, Diego Costa mund të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit.

Pas përplasjes me trajnerin Antonio Conte, spanjolli është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e fundit ndaj Leicester City.

Së fundmi, në garë për t’i siguruar shërbimet e tij është futu skuadra kineze Tianjin Quanjian .

Tianjin ka bërë një ofertë të madhe prej 80 milionë funte në drejtim të Chelsea për sulmuesin kryesor të londinezëve, raporton Goal.com.

Sipas medieve angleze, Costa ka para vetes një kontratë me 30 milionë euro fitim në stinor.

Mbetet të shihet nëse lideri aktual i Premier Ligës do ta pranojë këtë ofertë apo jo.

Costa është golashënuesi më i mirë tek ekipi i Chelsea dhe është golashënuesi më i mirë në Premier Ligë këtë sezon së bashku me sulmuesin e Arsenalit, Alxis Sanchez.

Kujtojmë që së fundmi ishte sulmuesi Edin Dzeko që refuzoi kalimin te Tianjin, skuadër e cila udhëhiqet nga trajnerin italian, Fabio Canavaro.