Skuadra kineze interesohet për Aubameyang dhe Wayne Ronney

Skuadra kineze interesohet për Aubameyang dhe Wayne Ronney

Skuadra kineze Tianjin Quanjian ka bërë ofertë për sulmuesin e Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang, në një intervistë për televizionin e Tianjin, Trajneri i kësaj skuadre Fabio Cannavaro ka zbuluar edhe interesimin e tij edhe për sulmuesin e Manchester United, Wayne Rooney.

Cannavaro ka konfirmuar se ai mbajti bisedime mbi një lëvizje për sulmuesin e Manchester Unitedit.

Por ish-mbrojtësi i Real Madridit është i interesuar për Pierre-Emerick Aubameyang dhe yllin e Fiorentines, Nikola Kaliniç.

“Nuk ka diskutim më tej. E vërteta është që kishim kontakte më të shpeshta me Aubameyang, pasi Rooney nuk i përshtatet stilit të lojës sonë”, ka thënë Cannavaro për Tianjin TV.

Cannavaro zbuloj se kishte bërë ofertë për sulmuesin e Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang, por që ishte refuzuar për arsyeje se i nevojitet klubit për të luajtur në ligën e kampionëve

“Për fat të keq, oferta jonë u refuzua nga Borussia Dortmund i cili tha se ishte e nevojshme në këtë sezon të Champions League”, ka thënë Cannavaro. /Insajderi.com