Skuadra e re e Memushajt

Skuadra e re e Memushajt

Ashtu siç ishte paralajmëruar prej ditësh, lojtari i kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj, është transferuar te Benevento dhe do të vazhdojë të luajë në Serinë A.

Sipas asaj që zbulon e përditshmja “La Gazzetta dello Sport”, vlonjati është huazuar me detyrim blerjeje në fund të sezonit për 1 milion euro. 30-vjeçari pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet në skuadrën e re dhe të rinisë aventurën sezonale në nivelin më të lartë të futbollit italian.

Vjet, Memushaj luajti mjaft mirë te Pescara, tashmë e rikthyer në Serinë B, kështu që fitoi interesin e disa skuadrave italiane, por destinacioni i tij i preferuar qe Benevento dhe e arriti synimin. “Telesport” i uron një sezon të mbarë!