Skuadra e League One (kategoria e tretë angleze) Oldham është tërhequr nga gara për shërbimet e yllit të Arsenal Alexis Sanchez.
29-vjeçari thuhet të jetë shumë pranë marrëveshjes me Manchester United, por kjo nuk e ndali skuadrën e quajtur një nga mbrojtësit e ekipit Ryan McLaughlin të këshillonte skuadrën e tij ta blinte.
Duke përdorur Twitter, 23-vjeçari pyeti skuadrën e Richie Wellens: “Kur do ta zyrtarizoni Alexis Sanchez.”
Dhe klubit nuk iu desh shumë kohë për t’u përgjigjur duke mohuar në mënyrë kategorike se do të bëjnë një ofertë për lojtarin e përfaqësueses kiliane.
Në një tweet që shumë shpejt u bë viral, Oldham thotë: “Klubi mund të konfirmojë se nuk është bërë asnjë ofertë për Alexis Sanchez. Rritu, Ryan.”
The club can confirm that no offer has been made for Alexis Sanchez.
Grow up, Ryan. https://t.co/fAEiEpFBox
— Oldham Athletic AFC (@OfficialOAFC) January 16, 2018