Skuadra e Superligës së Kosovës braktis lojën me urdhër të trajnerit

Skuadra e Superligës së Kosovës braktis lojën me urdhër të trajnerit

Drenica ka mposhtur Llapin me rezultat 2 me 0, por ndeshja është braktisur për pesë minuta nga llapjanët, me urdhër të trajnerit Tahir Batatina, i cili ishte i pakënaqur me kartonët e kuq.

Po zhvillohej minuta e 70′ kur skuadra e Drenicës realizoi golin e parë.

Por pak minuta më vonë skuadra e Llapit e braktisi ndeshjen pasi Batatina tërhoqi lojtarët e tij dhe kërkoi ndërprerjen e ndeshjes shkaku i dy kartonëve të kuq që morën lojtarët e tij.

Ndeshja nuk vazhdoi për pesë minuta.

Me këtë humbje Llapi shuan tërësisht gjasat për titull derisa Drenica vazhdon me sukses luftën për mbijetesë.

Tre lojtarë të Llapit u ndëshkuan me karton të kuq derisa te Drenica u përjashtuan dy lojtarë.