Skepticizmi i Haradinajt rreth kthimit në Kosovë

Skepticizmi i Haradinajt rreth kthimit në Kosovë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, po shfrytëzon qëndrimin e tij në Francë për t’u takuar me bashkatdhetarët, të cilët i ka falënderuar për përkrahjen që i kanë dhënë që kur u arrestua më 4 janar nga autoritetet franceze.

Në një video të postuar në Facebook, Haradinaj shihet teksa qëndron në këmbë në mes të njerëzve në një kafene, të cilëve u thotë se do të dëshironte t’i takojë përsëri para se të kthehet në Kosovë.

Por, ai nuk duket plotësisht i sigurt se do t’i mundësohet kthimi në Kosovë.

“U kënaqa që ju pash,” thotë ai dhe shton: “Edhe para se me shku – nëse bëhet me shku –  kisha pas qejf me ju thënë faleminderit”, u thotë Haradinaj njerëzve të mbledhur në kafenë.

“Por unë besoj që ka me u kry kjo punë,” vazhdon ai, para se të ulet së bashku me të tjerët, dhe të ndezë një cigare.

Haradinaj u arrestuar nga policia kufitare e Francës bazuar në një fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Gjykata në Francë e ka liruar atë me kusht, por nuk e ka lejuar që të kthehet në Kosovë, deri sa të vendoset për kërkesën e Serbisë rreth ekstradimit të tij.

https://www.facebook.com/haradinajeshte.kosova.7/videos/131404347364722/