Skenë e tmerrshme në Nju Jork: Një grua therë me thikë disa njerëz

Policia pretendon se në mes të viktimave të sulmit ka edhe fëmijë.

Skenë e tmerrshme në Nju Jork: Një grua therë me thikë disa njerëz

Në një qendër ditore të Kuinsit në Nju Jork ka ndodhur një sulm me thikë ku janë lënduar disa njerëz, në mes të cilëve ka edhe fëmijë.

Gruaja e dyshuar për sulm është arrestuar, ka kumtuar policia, ndërsa transmeton RT News.

Incidenti ka ndodhur të premten në mëngjes në një shtëpi e cila punonte si qendër ditore në Kuins. Sipas të dhënave të pakonfirmuara së paku pesë njerëz janë lënduar, por për momentin nuk dihet shkalla e lëndimeve.

E dyshuara për sulm është gjetur në një bodrum me plagë nëpër nyje të marra nga thika. Ajo është transportuar në spital në prani të policisë dhe nuk e ka jetën në rrezik.

Motivi i këtij sulmi të tmerrshëm ende nuk është i njohur.

Policia e ka bllokuar pjesën rreth shtëpisë dhe nuk lejon që askush të afrohet./Insajderi.com.