Skuadra e Skënderbeut ka mbërritur sot në orët e para të mëngjesit në Beograd, teksa të enjten do të luajë ndeshjen e katërt në grupet e Europa League ndaj Partizanit të Beogra" />

Skënderbeu zbret në Beograd, shtohen masat e sigurisë

Skënderbeu zbret në Beograd, shtohen masat e sigurisë

Skuadra e Skënderbeut ka mbërritur sot në orët e para të mëngjesit në Beograd, teksa të enjten do të luajë ndeshjen e katërt në grupet e Europa League ndaj Partizanit të Beogradit.

Skuadra korçare është shoqëruar nga masa të rrepta sigurie, teksa ndryshe nga 3 vite më parë kur mbërriti Shqipëria mungonin forcat ushtarake.

Bashkë me ekipin, në delegacionin prej rreth 50 personash, udhëtuan drejt Beogradit dhe 7 policë privatë dhe dy efektivë të policisë së shtetit, për të bërë më të sigurt qëndrimin e ekipit korçar në kryeqytetin e Serbisë.

Skuadra është akomoduar në hotelin, “Crowne Plaza”, që gjithashtu është i rrethuar me forca të shumta policie, transmetojnë mediat shqiptare.

Sa i përket takimit, për ndeshjen e së enjtes janë instaluar 90 kamera sigurie dhe janë angazhuar 700 policë që do të ruajnë rendin dhe do të ofrojnë sigurinë në stadium.