Skënderbeu kundër Dinamo Kievit – mungesat dhe detaje të tjera rreth ndeshjes

23.11.2017 08:29
Skënderbeu kundër Dinamo Kievit – mungesat dhe detaje të tjera rreth ndeshjes

Skuadra e Skënderbeut do të përballët sot me Dinamo Kievin, ndeshje kjo e vlefshme për Evropa Ligë të fazës së grupeve.

Ndeshja në Elbasan për Dinamon nuk ka rëndësi aq të madhe, pasi skuadra nga Ukraina tashmë vetëm se ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër.

Ndërkaq për Skënderbeun kjo ndeshje do të jeta mundësia e fundit që të mbaj shpresa, që si e dyta të kalojë në fazën tjetër.

Dinamo e Kievit prinë grupin me 10 pikë ndërsa, Skënderbeu është skuadra e fundit me 2 pikë.

Trajneri i Skënderbeut Daja për këtë ndeshje nuk do të ketë në dispozicion, mbrojtësin kosovarë, Bajram Jashanicën i cili do të mungojë për shkak të një lëndimi. Ndërkaq në dyshim do të jenë Dita dhe Lulaj.

Në anën tjetër për Dinamon do të mungojnë Burda, Garmash dhe Sydorchuk. Ndeshja pritet të fillojë në ora 21:05./Insajderi.com