Skënderbeu ka shans të artë për pikë, Dinamo Kievi luan me të rinjtë në Shqipëri

Skënderbeu ka shans të artë për pikë, Dinamo Kievi luan me të rinjtë në Shqipëri

Skënderbeu duket se do të ketë shansin e artë për të marrë një rezultat pozitiv, nga ndeshja e nesërme në Europa Ligë, përballë Dinamos së Kievit.

Ukrainasit duket se e kanë marrë shumë lehtë këtë ndeshje, dhe në Tiranë nuk kanë marrë me vete shumë futbollistë, titullarë të skuadrës.

Pak para se të niseshin për në Shqipëri, në ekip nuk kanë qenë pjesë as mbrojtësi Domagoj Vida, si dhe mesfushori Derlis Gozalez.

Gjithashtu, me grupin nuk do jenë as emra si Mbokani, Kravets apo Sidorçuk, titullarë tek Dinamo.

Trajneri Kaskeviç, i ka zëvendësuar këto lojtarë, me 5 emra nga ekipi i të rinjve.

Duke llogaritur faktin që ekipi i tij është kualifikuar për në fazën tjetër të Europa Ligës, ai mendon t’i japë më shumë hapësira të rinjve, por ky mund të jetë një shans i artë për korçarët e Skënderbeut. /Panorama Sport