Skënder Hyseni viziton familjen e Enver Zymberit

Skënder Hyseni viziton familjen e Enver Zymberit

Në shenjë kujtimi dhe nderi lidhur me përvjetorin e pestë të rënies në detyrë të zyrtarit policor Enver Zymberi, ministria e Brendshme e Kosovës realizoi vizita tek lapidari i ish-policit kosovar dhe familja e tij.

Pjesë e delegacionit të ministrisë së brendshme të udhëhequr nga ministri Skënder Hyseni, ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së Shpend Maxhuni.

“Ceremonia përkujtimore ka filluar në orën 10:00, ku në shenjë nderimi ministri i Punëve të Brendshme z. Skender Hyseni dhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Shpend Maxhuni, të shoqëruar nga menaxhmenti i lartë i PK-së, vendosën kurora me lule tek lapidari i heroit”, thuhet në kumtesën e PK-së.

Ministri Hyseni tha se përkujtimi i policit të Kosovës të rënë në detyrë “është moment pikëllimi por në të njëjtën kohë edhe moment solemn i kujtimit të sakrificës dhe përkushtimit”. /Insajderi.com