Skenaristi dhe aktori i serialit “O Sa Mirë” aderojnë në PDK

Skenaristi dhe aktori i serialit “O Sa Mirë” aderojnë në PDK

Skenaristi i serialit televiziv – ‘O Sa Mirë’, Ard Islami dhe aktori Fisnik Ademi, kanë vendosur t’i bashkohen Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Njoftimi për aderimin e tyre në PDK u bë nga kryetari Kadri Veseli, përmes një postimi në Facebook.

Veseli ka thënë se edhe arti dhe kultura kanë nevojë për energji të reja dhe lidership të ri, raporton Insajderi.

“Unë “aderova” javë më parë në një episod të serialit më të mirë, “O sa mirë”. Ndërsa sot pata nderin t’u uroj mirëseardhje skenaristit Ard Islami dhe aktorit Fisnik Ademi në platformën tonë “Fillimi i Ri”. Edhe arti dhe kultura kanë nevojë për një energji të re pozitive dhe lidership të ri që ndihmon krijuesit artistikë në vend! #FillimiRi”, ka shkruar Veseli. /Insajderi.com