“Skena tronditëse” – me cilën ndeshje evropiane po krahasohet Flamurtari – Vëllaznimi?

“Skena tronditëse” – me cilën ndeshje evropiane po krahasohet Flamurtari – Vëllaznimi?

Gazeta zvicerane “Blick” ka shkruar sot për rrahjen e futbollistëve nga tifozët, në Superligën e Kosovës – në ndeshjen ndërmjet Vëllaznimit dhe Flamurtarit.

Blick i krahason skenat e ndodhura në ndeshjen e së premtes në Kosovë me ato të ndeshës së Ligës së Evropës, Everton – Lyon.

Në ndeshjen e Ligës së Evropës një tifoz i Evertonit e sulmoi një futbollist të Lyonit, përcjell Insajderi.

“Një ditë pas ndeshjes së Ligës së Evropës ndërmjet Evertonit dhe Lyonit, skena të ngjashme janë parë të premten në futbollin e Kosovës: në ndeshjen e ligës së parë ndermjet Flamurtarit dhe Vëllaznimit”, shkruan Blick.

Blick i cilëson “skena tronditëse” ato nga Prishtina, kur një tifoz me shufër në dorë hyn në fushë dhe sulmon futbollistët mysafir të Vellaznimit.

Ndeshja mes Flamurtarit dhe Vëllaznimit u ndërpre pak minuta para fundit. /Insajderi.com