Skandali seksual i radhës, përfshinë operan e New Yorkut

05.12.2017 16:50

Skandali seksual i radhës, përfshinë operan e New Yorkut

Skandali i radhës seksual këtë herë nuk ka ndodhur në fushën e filmit por në atë të operas dhepikërisht nga drejtori i operas së New Yorkut.

Drejtori Muzikor i Operas së Nju Jorkut, James Levine është shkarkuar së fundmi  nga detyra pas disa akuzave për ngacmime sekuale ndaj tre burrave, disa dekada më parë. Opera Metropolitane e Nju Jorkut ka shkarkuar të dielën nga detyra drejtorin e muzikës, James Levine.

Këtë e ka konfirmuar Peter Gelb, Drejtor Gjeneral i Operas që theksoi ndërprerjen e marrëdhënies së punës 40-vjeçare me Levine. Mbi dirigjentin e njohur rëndojnë disa akuza për ngacmime seksuale në kohë të ndryshme. “Neë York Times”, ka raportuar se janë tre burra që kanë dalë hapur duke akuzar 74-vjeçarin Levine që ka abuzar me ta seksualisht disa dekada më parë, që në fillim të karrierës së tij si dirigjent.

Një nga burrat ka theksuar se kur është abuzuar ishte në moshën 15-vjeçare dhe Levine ishte rreth 40-vjeç, por këto deklarime mbeten për t’u verifikuar.

Opera e Nju Jorkut ndërkohë ka angazhuar disa burime për të vertetuar akuzat e ngirtura.

Ndërkohë, qëndra e arteve ka deklaruar se i ka anuluar të gjitha shfaqjet e programuara dirigjentit, përfshirë këtu një prodhim të ri të Pucinit “Tosca” që do jepej në prag të Viti të Ri.

Lajmi ka tërhequr vemendjen e artistëve muzikës klasike botërore mbi dhunën seksuale që ka përfshirë këtë sektor. Arritjet e mjeshtrit të muzikës e kanë bërë atë subjekt të revistës “Time” në vitin 1982 dhe titullin Muzikanti i Vitit në Amerikë për vitin 1984./Bota.al