Skandali në Arabin Saudite – 100 miliard dollarë të keqpërdorura

Skandali në Arabin Saudite – 100 miliard dollarë të keqpërdorura

Prokurori i Përgjithshëm i Arabisë Saudite ka thënë që të paktën 100 miliardë dollarë janë keqpërdorë përmes një sistemi të korrupsionit dhe përvetësimit të parave gjatë dekadave të fundit.

Sheiku Saud al-Mojeb ka thënë që 201 persona janë duke u intervistuar si pjesë e një operacioni anti-korrupsion i cili filloi mbrëmjen e së shtunës.

“Provat për këto veprime të këqija janë shumë të forta” ka thënë Sheiku Mojeb.

Ai gjithashtu ka shtuar që aktivitetet komerciale normale në mbretëri nuk janë prekur nga ky operacion, vetëm se janë ngrirë xhirollogaritë bankare personale.