Skandali me mishin e prishur, tre shtete pezullojnë importin nga Brazili

21.03.2017 14:07
Skandali me mishin e prishur, tre shtete pezullojnë importin nga Brazili

Kina, Korea e Jugut dhe Kili, pas skandalit të madh me shitjen e mishit të prishur në Brazil, kanë futur disa kufizime për importin e mishit nga Brazili.

Nga Ministria e Bujqësisë të Koresë së Jugut thonë se do të shtohen hetimet në lidhje me mishin e pulës të eksportuar nga Bazili, ndërsa përkohësisht do të pezullohet blerja e mishit nga kompania “BRF”.

Presidenti brazilian Michel Temer, u takuan në kryeqytetin e Brazilit me përfaqësues të industrisë së mishit, ministrin e Bujqësisë Blair Maggi dhe ministrin e Tregtisë Marcos Pereira për të gjetur një zgjidhje në lidhje me krizën e shkaktuar nga skandali me shitjen e mishit të prishur.

Policia braziliane ka njoftuar se prodhuesit e mishit me vite kanë korruptuar inspektorët sanitar për të lejuar shitjen e mishit të prishur, raporton Andaolu Agency

Deri më tani janë arrestuar të paktën 30 persona, ndërsa policia është duke kërkuar mbi 10 fabrika të përpunimit të mishit në vend.

Ministria e Bujqësisë njoftoi se kanë mbyllur fabrikën e kompanisë multinacionale për përpunimin e mishit të pulës “BRF” dhe dy fabrika të kompanisë braziliane Peccin.

Fabrika e mishit “BRF” ka hedhur poshtë pretendimet se produkteve të pulës i kanë shtuar karton.

Përveç BRF-së, në pronësi të së cilës janë edhe brendet e famshme Sadia dhe Perdigao, nën hetime janë edhe JBS, shitësi më i madh i mishit në botë dhe pronar i markave Big Frango, Seara Alimentos dhe Sëift.

Përndryshe, tregjet kryesore të industrisë braziliane të mishit janë Arabia Saudite, Kina, Singapori, Japonia, Rusia, Holanda dhe Italia.

Brazili vitin e kaluar ka eksportuar mish pule me vlerë prej 5.9 miliardë dollarë dhe mish viçi me vlerë prej 4.3 miliardë dollarë.