Një pushues kosovar është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit për vjedhjen e një kasaforte në një hotel në zonën e plazhit. Buri" />

Skandali i kosovarit në Durrës – dyshohet se vodhi dy pasaporta

Skandali i kosovarit në Durrës – dyshohet se vodhi dy pasaporta

Një pushues kosovar është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit për vjedhjen e një kasaforte në një hotel në zonën e plazhit.

Burime policore bënë të ditur se po punohet për kapjen e një 44-vjeçari me inicialet G.V, banues në Podujevë të Kosovës, i cili dyshohet ta ketë realizuar vjedhjen dy ditë më parë, raporton Top-channel. 

Policia bëri të ditur se brenda kasafortës ndodheshin një sasi lekësh dhe eurosh, si dhe dy pasaporta të shtetasve çekë, të akomoduar në këtë hotel. /Insajderi.com