Skandali me blerjen e Mercedesit luksoz prej mbi gjysmë milion euro

Skandali me blerjen e Mercedesit luksoz prej mbi gjysmë milion euro

“Bombat” për blerjen e Mercedesit luksoz prej mbi gjysëm milionë euro do të përdoren si dëshmi në rastin “Tanku”. Pas diskutimit publik dje në Gjykatën e Apelit u vendos që materialet e përgjuara për këtë rast të përdoren si dëshmi.

Dje në Gjykatën e Apelit në seancë u paraqit edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, e cila kërkoi që të mos përdoren si dëshmi. Ajo tha se me “bombat” janë shkelur të drejtat private të njeriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në rastin “Tanku” i akuzuar është edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ndërsa përveç në këtë rast “bombat” si dëshmi janë pranuar edhe në rastet “Shuplakat në Qendër”, “Treqind”, “TNT”, “Toplik”, si dhe “Tenderët”.