Skandalet seksuale në Parlamentin Evropian

Skandalet seksuale në Parlamentin Evropian

Asistentja e re akuzon se Parlamenti Evropian është çerdhe abuzuese.

“Së pari mi ledhatoi flokët, pastaj qafën, dhe vazhdoi nëpër shpinë e më poshtë… Kjo është çerdhe e abuzuesve!”, ka thënë ajo.

Dhjetëra asistente në Parlamentin Evropian në Strasburg kanë akuzuar deputetët e të ashtuquajturit organ ligjvënës të Bashkimit Evropian për abuzim seksual dhe pohojnë se ky institucion është çerdhe e maltretimeve.

Pretendohet se abuzuesit janë deputetët e lartë të gjitha sferave politike, e në mes tyre edhe ish-ministra.

Viktimat e abuzimeve kanë vendosur që ta ndërpresin heshtjen pasi që shpërtheu skandali me producentin e famshëm të Holivudit Harvey Weinstein, pas të cilit u nis fushata nëpër rrjete sociale “Me Too”.

Ato tregimet e veta i kanë zbuluar gazetarit të gazetës londineze “Sunday Times”, transmeton gazetametro.net.

Kështu një e punësuar në Parlamentin Evropian pohon se një deputet i nderuar, rreth 60 vjeç, të cilin e përshkruan si të martuar dhe baba të dy fëmijëve, “e kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme”.

“Mi ledhatoi flokët, pastaj qafën e më pas vazhdoi nëpër shpinë… U ngriva, isha shumë e frikësuar. I tregova koleges dhe ajo më këshilloi që ta paraqes, por në fund nuk e bëra… Frikohesha që do ta humbas punën, të jem e turpëruar dhe se kjo do të ma shkatërronte karrierën.

Abuzuesit nuk janë të emëruar sepse kështu kanë kërkuar viktimat e tyre të cilat frikohen se pastaj do të duhet të ballafaqohen me ta nëpër rrugë ligjore dhe kështu do t’iu shkatërrohet karriera.

Gazetari i “Sunday Times”, pretendohet se ka parë mesazhin SMS të cili Yves Cochet, ish ministri francez i ambientit dhe deputet i të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, i kishte dërguar asistentes 25 vjeçe të kolegut të vet deputet.

Në mesazh, 71 vjeçari e kishte qortuar sepse ajo e kishte refuzuar thirrjen për darkë dhe ka shtuar se me të dëshiron të ndajë “epshin, ëndrrat dhe fantazitë”.

“E di se kjo është klishe, që plaku ta thërret gruan e re dhe të bukur në takim. Por a frikohesh se çfarë do të thonë njerëzit… apo ndoshta dridhesh nga pritja e ëmbël, por njëkohësisht shqetësuese?”, kishte shkruar ai.

“Sunday Times” pretendon se një deputet i lartë kishte masturbuar para asistentes së vet të re, si dhe një politikan i moshës së mesme e ka prekur ndihmësen e vet.

Një 24 vjeçe ka zbuluar se si një deputet gjerman e kishte “shikuar” nëpër mbledhje dhe se ishte sjellë në mënyrë shumë të papërshtatshme për çka ajo ishte ndier pakëndshëm.

Edhe një deputet gjerman është akuzuar se e kishte prekur në prapanicë ndihmësen 22 vjeçe në drekë në të cilën kanë biseduar për një fushatë politike.

Vajza ka pretenduar se Parlamenti i BE është çerdhe e abuzuesve sepse deputetët të cilët me qëllim i punësojnë asistentet e reja, konsiderojnë se nuk kanë përgjegjësi ndaj askujt.

Catherine Bearder nga Klubi i deputetëve të Lidhjes së Liberalëve dhe Demokratëve dhe anëtare e Këshillit për luftë kundër shqetësimeve, ka thënë se e ka shumë të vështirë t’i dëgjojë këto se çfarë po ndodhë pas dyerve të mbyllura.

“Kur dikush ka fuqi ndaj teje, duhet të kesh respekt të madh për veten dhe të kesh mjete financiare në mënyrë që të nxirresh prej asaj situate… Deputetët kanë fuqi të madhe politike dhe ndonjëherë sillen papërshtatshëm”, pretendon ajo.