Skandal në Kroaci: tifozi futet në fushë për të goditur gjyqtarin

Skandal në Kroaci: tifozi futet në fushë për të goditur gjyqtarin

Skena të rënda për futbollin, thuajse të pabesueshme në kohët e sotme, kanë ndodhur mbrëmë, në derbin kroat mes Hajdukut dhe Rijekës, sfidë e vlefshme për play out dhe që përfundoi në barazim 1-1.

Por më shumë se sa rezultati dhe sfida sportive vëmendja është përqendruar në incidentin që ndodhi gjatë takimit.

Një tifoz huligan, i maskuar, hyri në fushë me një copë hekur të gjatë në dorë, duke u përpjekur t’i godasë gjyqtarit kryesor.

Ngjarja ndodhi në pjesën e dytë dhe takimi u pezullua për minuta të tëra, derisa situata u qetësua dhe ndërhynë forcat e rendit.

Tifozi huligan, i pashqetësuar nga askush, hyri papritur në fushë dhe nisi të shkojë drejt gjyqtarit, që u largua me vrap. Lojtarët në fushë u përpoqën të vendosnin rregull, ndërkohë që u deshën rreth 90 sekonda derisa të ndërhynin forcat e rendit apo punonjësit e sigurisë në stadium.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=83&v=n1TD53xnT9w