“S’kam nevojë për palestër, Joshuan e mundi edhe kaq i shëndosh”

“S’kam nevojë për palestër, Joshuan e mundi edhe kaq i shëndosh”

Tyson Fury i është rikthyer sërish polemikave dhe debateve me Anthony Joshua, duke deklaruar se mund ta mposhtë kampionin e botës në peshat e rënda në çdo moment edhe pse është një “derr i shëndoshë”, shprehje e përdorur së fundi nga Joshua.

Boksieri Fury, që ka pohuar pak ditë më parë se do të përballet me Joshua verën e ardhshme, nuk ngjitet në ring prej dy vitesh, ku mundi Ëladimir Klitschko në nëntor të 2015-ës dhe mori titujt kampionë, që më pas i dorëzoi.

29-vjeçari është ende në pritje të një vendimi që do të marë antidopingu britanik, që pritet t’i japë licensën për boksim, e cila iu hoq pas skandalit doping (doli pozitiv me kokainë), shkruan Telesport.

Joshua u shpreh se Fury është i shëndoshë dhe e ka ftuar të rikthehet një formë për të dueluar sërish.

“Ky është një mesazh për boksierin e peshave të rënda, të madhin Anthony Joshua. T’i më fton të kthehem në formë? Të jem i ndershëm me ty, nuk kam nevojë të jem në formë, për t’u bërë një njeri si ty. Unë të godas në fytyrë dhe të mund edhe kaq i shëndoshë sa jam. Edhe pse jam ‘një derr i shëndoshë’. Nuk kam nevojë të bëhem elegant si ty, për të të hedhur në tapet”, ka thënë ish-kampioni I botës Tyson Fury.

Ende nuk dihet nëse ky duel mes dy boksierëve britanikë do të zhvillohet, teksa në skenë janë edhe Deontay Wilder e Joseph Parker.