“S’kam çka me shtu” – Katër përgjigjet e Haradinajt pas Ramës

“S’kam çka me shtu” – Katër përgjigjet e Haradinajt pas Ramës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka folur edhe aq shumë në konferencën 30 minutëshe me homologun e tij Edi Rama, pas përfundimit të mbledhjes së katërt të përbashkët të të dy Qeverive, që u mbajt në Korçë.

Haradinaj duket se pajtohet 100 për qind me Ramën, madje me secilën fjalë të tij, pasi nuk i ka shtuar asnjë presje deklaratave të Ramës, për shumë çështje që është pyetur, madje edhe atëherë kur pyetjet kanë qenë krejtësisht të bëjnë me Kosovën.

Por janë katër momente kryesore, kur Haradinaj i është nënshtruar Ramës, duke ia pohuar qëndrimet.

I pari – Kur gazetarët pyetën për deklarimin e presidentit të Republikës Serbe në Bosnje e Heregovinë i cili tha se “pjesën veriore të Mitrovciës e sheh si pjesë të Serbisë”, Rama foli për atë sesi mbledhjet e dy Qeverive, Kosovë-Shqipëri nuk janë për t’iu përgjigjur askujt.

Haradinaj – edhe pse pyetja ishte ekskluzivisht për Kosovën – nuk u përgjigj. Tha se s’ka çka shton.

“S’kam çka me shtu, falemnderit”, ka thënë Haradinaj.

I dyti – Kur Rama dhe Haradinaj janë pyetur për zbatimin e marrëveshjeve të arritura nga dy mbledhjet e Qeverive të kaluara, ka ndodhur e njëjta gjë. Rama në një përgjigje të tijën dha versionin se si Shqipëria dhe Kosova duhet të bëjnë më shumë për t’u afruar, e Haradinaj vetëm e miratoi.

“Janë edhe fjalët e mija, s’kam çka me shtu”, ka thënë Haradinaj.

I treti – Kur gazetarët i pyetën kryeministrat për problemin e eksportit të patateve nga Kosova në Shqipëri, duke e lidhur me faktin se këtë vit, Shqipëria vuri akzicë shtesë për patatet, u përgjigj përsëri, vetëm Rama.

“Telashet me patatet janë telashe të vjetra, që janë më pak sesa dje, por duhet të jenë zero, krahasim me sot”, ka thënë Rama.

Haradinaj përsëri ka vazhduar me të njejtën gjë, vetëm ka pohuar atë që ka thënë Rama.

I katërti – Edhe kur Insajderi i pyeti kryeministrat për cështjen e demarkacionit, ndodhi e njejta gjë: Haradinaj i dha përparësi Ramës ta thotë qëndrimin e tij, teksa kur foli vetë, i iki përgjigjes duke treguar se cilat vende i ka vizituar në Korçë.

Nuk komentoi as faktin se Rama nuk ka ndërruar mendje se “Haradinaj duhet të ndryshojë qëndrimin për demarkacionin”./Insajderi.com

LIVE NGA KORÇA – Konferenca e përbashkët e kryeministrave, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj.

Posted by Insajderi on Monday, 27 November 2017