“S’ka mësim, Kosova, Serbi” – murali politik në një shkollë të Serbisë

“S’ka mësim, Kosova, Serbi” – murali politik në një shkollë të Serbisë

Një mural me mesazh politik është evidentuar sot në muret e shkollës fillore “Vasa Stajiq” në qytetin e Serbisë, Novi Sad.

“S’ka mësim, Kosova, Serbi”, shkruhej në muralin e shkollës fillore të Novi Sadit.

Siç raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug,  autoritetet e shkollës kanë deklaruar se nuk kanë dhënë ata lejen për këtë mural, që përmbante mesazhe politike.

Novi Sadi është qytet nga rajoni i Vojvodinës në Serbi. /Insajderi.com