Kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci, ka ndërprerë seancën për 15 minuta, ngase s’ka kuorum për ta vazhduar seancën konstituive të Kuvendit të paralajmëruar për në orën 10:00.
Në seancë të pranishëm ishin vetëm 53 deputetë.
Minoritetet dhe deputetët e Listës Srpska gjithashtu nuk janë të pranishëm në sallën e seancave.
Seanca u bojkotua nga koalicioni fitues i cili ka kërkuar ende kohë për të dalë me propozim për kryetar të parlamentit, mirëpo, i vetmi nga PAN i pranishëm në sallë është vetëm deputeti Milaim Zeka.