S’ka fitues në mes të Juventusit e Barcelonës, katalanasit kualifikohen tutje

22.11.2017 22:42
S’ka fitues në mes të Juventusit e Barcelonës, katalanasit kualifikohen tutje

Juventus dhe Barcelona kanë barazuar pa gola 0:0, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Derbi i natës së sontme në Ligën e Kampionëve ndërmjet Juventusit dhe Barcelonës ka përfunduar me rezultatin më të padëshiruar për tifozët 0:0.

Të dy skuadrat kishin rastet e tyre, por nuk arritën që të shënojnë golin e fitores.

Pas kësaj ndeshje Barcelona mban vendin e parë në Grupin D me 11 pikë, 3 më shumë se sa Juventus në vendin e dytë, që ndjeket nga Sporting me 7 pikë.

Barcelona ka siguruar matematikisht kualifikimin me këtë barazim.