Sivjet, Testin e Maturës e kanë kaluar më pak nxënës

Sivjet, Testin e Maturës e kanë kaluar më pak nxënës

Fatbardha Ruhani, që për 3 vjet mësimet i ndoqi në Gjimnazin “Sami Frashëri”, mezi e gjeti emrin në listën e rezultateve të testit të Maturës Shtetërore.

Gëzimi i saj ishte i madh kur e kuptoi se kishte arritur 169 pikë nga ky testim. Raporton KTV.

Gjatë ditës, ishin të shumtë maturantët që interesoheshin për rezultatin e arritur.

Në mesin e tyre kishte edhe prindër. Naser Hasimi është shprehur i lumtur që vajza e tij e kishte kaluar testin, pasi thotë se të dyja palët kishin stres derisa e kuptuan rezultatin.

Në gjimnazin “Sami Frashëri” ka edhe nxënës që nuk e kanë kaluar testin e Maturës Shtetërore.

Për rezultatin e testit të Maturës Shtetërore, Ministria e Arsimit ka mbajtur konferencë për media.

Rezultati prej 73. 3 përqind i kalueshmërisë është cilësuar si rezultat real.

Ai ka deklaruar se do të hapet debat për testin e maturës për të parë metodat tjera që do të ndikonin në një rezultat më të mirë.

Nxënësit kanë të drejtë ankese për 3 ditët pas shpalljes së rezultatit, ndërsa ende nuk është caktuar data e mbajtjes së pjesës së dytë të testit të Maturës Shtetërore.