Sirianët dhe shqiptarët, azilkërkuesit më të mëdhenj në Luksemburg

17.03.2017 15:45
Sirianët dhe shqiptarët, azilkërkuesit më të mëdhenj në Luksemburg

Autoritetet në Luksemburg kanë bërë publike të dhënat rreth azilkërkuesve për vitin 2016, që tregojnë se shqiptarët nga Kosova dhe Shqipëria prijnë me kërkesa.

Një total prej 2,035 njerëz kanë aplikuar për azil, e prej tyre 14 për qind ishin sirianë, 11 për qind nga Shqipëria dhe 10 për qind nga Kosova, njoftojnë mediat në Luksemburg

Prej këtyr,e gjithsej 764 personave i është pranuar leja e qëndrimit për një vit, shumica nga Siria, Iraku dhe Eritrea, njoftojnë mediat në Luksemburg./Insajderi.com