Sipas medieve belge, një shqiptar ka fituar 168 milionë euro në lotari

Sipas medieve belge, një shqiptar ka fituar 168 milionë euro në lotari

Një shqiptar ka fituar 168 milionë euro në një lotari në Belgjikë. Ai jeton në Schaerbeek, një lagje e Brukselit dhe është i martuar dhe ka katër fëmijë. Mediat belge raportojnë se ai është 45-50 vjeç.

Gjithashtu, sipas mediave belge ai është besnik i këtyre lojërave dhe ka luajtur prej më shumë se 10 vitesh. Mirëpo, shqiptari ende nuk beson që ka arritur të fitojë, shkrual La Capitale.

“Nuk mund ta besoj. Nuk po arrija të kuptoja shumën që kisha fituar, teksa isha në shtëpi në kompjuter dhe po kontrolloja rezultatet në faqen e internetit. Unë dua që këto para t’i ndaj me njerëzit në nevojë”, ka thënë ai.

Një tjetër shumë rekord, prej 100 milionë eurosh, është dhënë në vitin 2007.