Sipas Daçiqit, Ushtria e Kosovës do të shërbente vetëm për ndonjë konflikt eventual

14.09.2018 14:41
Sipas Daçiqit, Ushtria e Kosovës do të shërbente vetëm për ndonjë konflikt eventual

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivicia Daçiq, ka thënë se Serbia është absolutisht kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës. Sipas tij, formimi i kësaj ushtrie “kërcënon stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë”, transmeton Koha.net raportimin e mediave të Beogradit.

Për Daçiqin, formimi i Ushtrisë është në kundërshtim me rendin juridik ndërkombëtar aktual dhe Rezolutën 1244, e cila KFOR-in e konsideron si të vetmen formë të pranisë ushtarake në Kosovë.

“Për çfarë tjetër do të shërbente ajo forcë krahas KFOR-it, pos për ndonjë konflikt eventual”, është shprehur Daçiq.