Sindikata e ushtrisë së Serbisë ka një porosi për Vulinin

“Ministër, paguaj kamerierët dhe gjellëbërësit të cilët të kanë shërbyer në festën e partisë!”

Sindikata e ushtrisë së Serbisë ka një porosi për Vulinin

Sindikata e ushtrisë së Serbisë sot e ka akuzuar ministrin serb të mbrojtjes Aleksandar Vulin se në mënyrë të kundërligjshme e ka angazhuar  personelin e institucionit ushtarak “Dedinje” për festën e përvjetorit të Lëvizjes së Socialistëve në krye të së cilës është dhe për këtë angazhim nuk i ka paguar asgjë.

Siç pretendohet në kumtesë, për festimin e përvjetorit të kësaj lëvizjeje nga institucioni ushtarak “Dedinje” i ka angazhuar dy shefa të sallës, nëntë kamerierë dhe dy gjellëbërës, të cilët për punën e kryer nuk kanë marrë asnjë kompensim.

“Përveç që Ligji mbi Mbrojtjen thotë qartë se është i ndaluar shfrytëzimi i Ushtrisë së Serbisë për qëllime partiake dhe ideologjike, me këtë akt shkelet ligji i këtij vendi, këtu në rend të parë shtrohet pyetja morale. Përse njerëzit kanë punuar pa pagesë? Çdo festë në Serbi, kur të organizohet, nikoqiri i cili e organizon gazmendin, duke e ditur rendin, përpiqet që të gjithë të cilët janë angazhuar të paguhen. Nuk kanë ardhur punëtorët e institutit ushtarak “Dedinje”, në aksion punues në lëvizjen e juaj, siç thoni majtiste apo çfarëdo që të jetë”, pretendon sindikata e ushtrisë serbe.

Gjithashtu, sindikata  ka kërkuar nga ministri që t’i sqarojë opinionit se a është keqpërdorur institucioni ushtarak, e me këtë edhe Ushtria e Serbisë, për qëllime partiake./Insajderi.com.