Simpson: Leicester nuk ka frikë askënd

15.03.2017 19:56
Simpson: Leicester nuk ka frikë askënd

Shorti i çerekfinaleve mund t’i vërë përballë, Real Madrid, Barcelonës apo Bayern Munich, por për mbrojtësin Danny Simpson, Leicester nuk i trembet tashmë askujt dhe mund të mund këdo.

Një ditë më parë “dhelprat” u kualifikuan për në çerekfinale të Champions League pasi triumfuan 2-0 në ndeshjen e kthimit ndaj Sevilla, e cila kishte fituar 2-1 takimin e parë.

“Nëse luajmë ashtu si ndaj Sevilla, me shpirt dhe të bashkuar, ne besojmë se mund të shkojmë larg edhe pse e kemi të qartë forcën e kundrashtarëve, por nuk ja kemi frikën”, tha Simpson, njofton TCH.

Mbrojtësi i djathtë i Leicester foli edhe për trajnerin e ri të skuadrës, Craig Shakespeare, i cili mori drejtimin e ekipit pas largimit të italianit Ranieri.

“Ne kemi punuar me të për vite me radhë. Ai na dëgjon të gjithëve, ndërsa është i thjesht në gjërat që kërkon. Shakespeare ka bërë një punë të mirë dhe unë jam i lumtur për të”, tha lojtari./Insajderi.com