Simon Cowell heq dorë nga telefoni – Tregon efektet e këtij veprimi

04.06.2018 16:21
Simon Cowell heq dorë nga telefoni – Tregon efektet e këtij veprimi

Simon Cowell i cili është producent i një sërë spektaklesh ku garojnë talente, ka qenë gjithnjë kundër përdorimit të rrjeteve sociale, celularit dhe jetës plot teknologji që po jetojmë aktualisht.

Kjo ka bërë që Simon të sprovojë veten tërësisht duke hequr dorë nga celulari. Për rreth 10 muaj tashmë, ai nuk mban celular dhe ka treguar se shëndeti i tij mendor është përmiësuar dukshëm prej këtij “detoksi nga tekonolgjia”.

 

 

58-vjecari, në një intervistë tregoi se ndihet shumë herë më i fokusuar, është më i vetëdijshëm për gjithçka ndodh rreth tij dhe më empatik me njerzit që kur ka hequr dorë nga pajisja.

“Të jetosh pa telefon është shumë e çuditshme, por më ka bërë shumë më të lumtur. Kjo është pak por e sigurt. E vetmja gjë që më bëri të heq dorë përfundimisht ishte pikërisht momenti kur mblidheshim me stafin. Dikush fliste ndërkohë që gjithë të tjerët ishin në telefon. Akush nuk përqëndrohej, as unë vetë. Aty e ndava mendjen të hiqja dorë!” – përfundoi ai.

Ndërkohë që personazhe të tjerë të njohur që kanë hequr dorë nga përdorimi i telefonit janë Elton John, Tyra Banks dhe Sarah Jessica Parker.