Simitet franceze duhet të shpallen thesar i UNESCO-s

Simitet franceze duhet të shpallen thesar i UNESCO-s

Simitet franceze Bagueta duhet të renditen si një thesar kulturor i UNESCo-s, thotë presidenti i Francës, Emmanuel Macron, raporton BBC, përcjell Insajderi.

“Bagueta është zilia e të gjithë botës”, tha ai, në mbështetje të një shoqate kombëtare të bukëpjekësve që po promovon aplikimin.

Furrtarët janë frymëzuar nga suksesi i picës italiane të Napolit, e cila ishte shpallur i mbrojtur nga ky mekanizëm vitin e kaluar.

Lista e UNESCO-s ka për qëllim të shpëtojë traditat lokale nga globalizimi.

Komiteti për ruajtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale takohet çdo vit për të vlerësuar nominimet nga e gjithë bota.

Pse francezët mendojnë se kjo është e nevojshme?

Furrtarët thonë se nuk është vetëm emri dhe forma, por edhe receta dhe përbërësit ato që duhet të mbrohen.

“Përsosmëria dhe ekspertiza duhet të ruhen dhe prandaj duhet të jetë pjesë e listës së trashëgimisë”, tha presidenti Macron për një grup të mjeshtërve të bukës në pallatin presidencial Elysee në Paris të premten.

Prodhuesit e bukës artizanale kanë shprehur shqetësim rreth imitimeve të prodhuara në masë.

“Kur e shoh cilësinë e bukës në supermarkete, është e pamundur të mos zemërohesh”, tha Dominique Anract, president i Konfederatës Kombëtare të Patentave dhe Furrave, për faqen e internetit të ushqimit Atabula.

“Buka është e ngrirë, disa prej tyre vijnë nga Rumania ose kush e di se ku, asgjë nuk kryhet në përputhje me rregullat e artit”.

Çfarë është tashmë në listë?

Kjo listë fokusohet në traditat – kryesisht vepra artizanale, muzikë, valle dhe kuzhinë. Yoga, flamengo spanjolle dhe opera tibetiane janë klasifikuar tashmë, ashtu siç ka ndodhur edhe me birrën belge dhe kekun e xhenxhefilave të Kroacisë veriore.