Simiq uron besimtarët myslimanë për Festën e Bajramit

Simiq uron besimtarët myslimanë për Festën e Bajramit

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Në urimin e tij, politikani nga pakica serbe në Kosova thotë se në rrethanat që po jetohet kërkohet më shumë mirëkuptim si dhe respektim ndaj njëri – tjetrit, njofton Klan Kosova.

“Festat gjithnjë na kanë ftuar për paqe dhe tolerancë mes tjerash”, ka thënë Simiq.

“Në emër timin dhe të Listës Serbe uroj që Fitër Bajrami si festë e madhe me dëshirat që të mira, të na e shtoj besimin në njëri – tjetrin”.

“Po ashtu edhe mirëkuptimin që ekziston në bashkësitë fetare në ekzistojnë në shoqërinë tonë”, ka përfunduar Simiq.