Simiq: Edhe ndërkombëtarët e kundërshtojnë transformimin e FSK-së

Simiq: Edhe ndërkombëtarët e kundërshtojnë transformimin e FSK-së

Shefi i Listës Serbe, Slavko Simiq ka thënë se ata do të pengojnë projektligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Ushtria, sipas Simiqit, nuk duhet të bëhet pasi që as partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, ShBA dhe BE nuk janë në favor të këtij versioni.

Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, ku kërkohen 2/3 e votave, ai ka thënë se nuk është koha për këtë dhe se preferojnë që tash për tash FSK të mbetet me mandat të njëjtë, njofton Klan Kosova.

Simiq po ashtu ka thënë se janë të gatshëm ta votojnë marrëveshjen për Demarkacionin.