Simeone zbulon futbollistin e preferuar të tij tek Barcelona

Trajneri i Atletikos së Madridit, Diego Simeone ka thënë se futbollisti brazilian i Barcelonës, Neymar është i preferuari i tij tek skuadra katalanase, pavarësisht yjeve të shumtë që kanë në përbërje "blaugranët".

Simeone zbulon futbollistin e preferuar të tij tek Barcelona

Në konferencën e sotme për shtyp, Diego Simeone ka folur në prag të sfidës që Atletico Madrid e zhvillon ndaj Barcelonës të mërkurën.

 

Ish-trajneri i River Plates në Argjentinë, ka folur fjalë të mëdha për sulmuesin brazilian të Barcelonës, Neymar.

“Ai është futbollist i jashtëzakonshëm. Ai mbetet i preferuari im te Barcelona” u shpreh Simeone, njofton Marca.  /Insajderi.com