Simeone i shpreh “besnikërinë” Atleticos

Simeone i shpreh “besnikërinë” Atleticos

Diego Pablo Simeone heq çdo hije dyshimi, ai do të vashdojë të qëndrojë në stolin e Atletico Madrid edhe gjatë sezonit të ardhshëm pasi synon të respektojë kontratën që ka me klubin spanjoll deri në vitin 2018.

“Ëndrra ime është që të vazhdoj në këtë klub dhe të vazhdoj të kontribuoj në rritjen e skuadrës. Kam konstatuar se te Atletico ka ende vend për të arritur suksese dhe kemi energji që duhen shfrytëzuar. Kam në dispozicion lojtarë të rinj që po gjejnë ekuilibrin e duhur, gjithashtu e shikon veten në stadiumin e ri edhe gjatë sezonit të ardhshëm. Më emocionojnë shumë përpjekjet e klubit dhe kjo është një nga arsyet që jam shumë i gjallë në jetën time”, ka thënë ai.

“Kur isha i ri shikoja Napolin e Maradonas që luftonte si i barabartë me skuadra të mëdha si Milan, Inter apo Juventus. Gjithmonë duhet të rritemi si një klub dhe kjo është një gjë e mrekullueshme”, ka thënë tutje ai.

Një titull i fituar në Spanjë por edhe dy finale Championsi të humbura. “El Cholo” e pranon se objektivi i tij kryesor tashmë është suksesi në evenimentin evropian, shkruan supersport.

“Hakmarrje ndaj Realit në një finale hipotetike në Cardiff? Nuk do të ishte mirë të mendonim në këtë mënyrë sepse kundërshtari jonë i radhës është Leicester City që eliminoi Sevillan edhe pse të gjithë besonin se andaluzianët do të kalonin me lehtësi. Nuk duhet të mendojmë për finalen përpara kohe sepse është shumë e rrezikshme një gjë e tillë”.