Simeone në Premierligë, mund të befasojë me skuadrën e re

Simeone në Premierligë, mund të befasojë me skuadrën e re

Diego Simeone mund të largohet nga Atletico Madridi për të kaluar në Premierligën angleze.

Simeone mund të largohet nga Atletico, duke parë se është në prag të eliminimit nga Liga e Kampionëve, dhe në pozitën e katërt në renditjen tabelare të La Ligas.

Është pronari Evertonit Farhad Moshiri ai i cili e ka targetuar Simeonen si menagjerin e ardhshëm të skuadrës së tij, raporton Sky Sport.

Mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja e argjentinasit.