Thiago Silva ka treguar se është duke tentuar ta bind Philippe Coutinhon që të transferohet në PSG
Kapiteni i PSG-së, Thiago Silva e ka pranuar se bisedon shumë shpesh me Philippe Coutinhon, të cilin do ta dëshironte në skuadër.
Ai tha se shpreson që verën e ardhshme ose më herët ai t’i bashkohet PSG-së.
“Kam folur shumë me Coutinhon. Shpresoj se në fund të sezonit ose edhe më herët ai të jetë një befasi e mirë për ne”, tha Silva për Telefoot.
“Shpresoj se ai do të mendojë mirë dhe vitin e ardhshëm të punojë me ne”.
PSG nuk do ta ketë të lehtë transferimin e brazilianit, pasi në garë për shërbimet e tij është edhe Barcelona. /Express/