Sigurimi i veturës për ballkanasit 50 përqind më i shtrenjtë se për zviceranët

Sigurimi i veturës për ballkanasit 50 përqind më i shtrenjtë se për zviceranët

Një i ri 24 vjeçar, me emrin e shifruar P., shtetas i Serbisë, i lindur dhe i rritur  në Zvicër, në Kantonin Uri, për sigurimin e veturës së tij duhet të paguajë mbi 50 për qind më tepër se sa një zviceran. Kjo ndodh madje edhe përkundër faktit se ai nuk ka pasur asnjëherë aksident me atë makinë, shkruan 20minuten.ch.

Ky person, i punësuar si kontabilist, para tri javësh ka blerë një veturë dhe u interesua për ofertën që jep një kompani sigurimi. Për sigurimin e pjesshëm (Teilkasko) atij i kërkuan 950 franga. Ai ishte i kënaqur me këtë ofertë dhe e nënshkroi, transmeton albinfo.ch.

“Në fillim të gushtit mora një telefonatë me ç`rast më thanë se kanë bërë një gabim gjatë llogaritjes, pasi që kishin konsideruar se unë isha zviceran”. Dhe tash, meqë ai nuk e ka nënshtetësinë zvicerane, duhet të paguajë dukshëm më tepër: 1500 franga ose mbi 50 për qind më shumë se zviceranët.

“Unë e pranoj se shpesh janë të huajt ata që bëjnë aksidente dhe që vozisin shpejt. Por unë ende asnjëherë nuk kam pasur ndonjë aksident dhe nuk kam qenë i dënuar.

Ata, thjesht, po na fusin të gjithëve në një thes”, thotë P.  Ndonëse i kanë ofruar një zbritje prej 20%, ai nuk ka pranuar sepse edhe me 1200 franga, oferta ishte dukshëm më e lartë se ajo që i jepet një zvicerani.

  1. thotë se edhe kompanitë tjera të sigurimit veprojnë ngjashëm, përcjell albinfo.ch. Gjithkund dallimi është të paktën 50 për qind. “Kjo për mua shkon në drejtim të racizmit”, thotë ai.
  2. e ka patentën e shoferit nga viti 2011 dhe kjo nënkupton që ai nuk vozit me dokument të përkohshëm, testues. “Po të bëhej fjalë për ndonjë veturë të shtrenjtë, do ta kuptoja edhe ngritjen e çmimit për sigurim”, thotë ai.

Por, Golfi i tij i blerë me 8000 franga nuk bën pjesë në kategorinë e makinave luksoze. “Është tmerruese të mendosh se kolegu im (zviceran) ka paguar dukshëm më pak. Nacionaliteti nuk ka lidhje me karakterin e njeriut. Sipas mendimit tim, në  një vend kaq të përparuar si Zvicra, kjo nuk guxon të ndodhë”.

Nga ana tjetër, kompania e sigurimit me të cilën kishte të bënte P., Vaudoise Assurance) përgjigjet se çmimet i caktojnë, bazuar në statistikat e brendshme dhe të jashtme, përcjell albinfo.ch. Nuk shikohet vetëm nacionaliteti por edhe mosha dhe tipi i makinës.

“Die Vaudoise ndjek një praktikë legale tregu, të miratuar nga kompania për mbikëqyrjen e tregut të financave Finma. Kështu, kompania jonë sillet njësoj sikur të gjitha sigurimet tjera në Zvicër”.

Edhe te firma Mobiliar ka dallime të dukshme në lartësinë e pagesave për dëme të shkaktuara, sipas nacionalitetit, thotë një zëdhënës. Sipas tij, “përkatësia shtetërore është vetëm njëri ndër mbi 20 kriteret me rastin e llogaritjes së premisë së sigurimit të automjetit”. Ndërsa vendimtar është konstelacioni i kritereve. “Pasja e një nacionaliteti të caktuar nuk e rrit automatikisht shumë preminë, por kombinimi i të gjithë kritereve është përcaktues”.

Ngjashëm thonë se veprojnë edhe kompanitë tjera. Vetëm te kompania “Axa” kur është fjala për nacionalitetin, bëjnë edhe dallimin sipas grupeve të shteteve të caktuara, transmeton albinfo.ch. “Sipas bilancit të dëmeve të shkaktuara, bëhet edhe ndarja e tyre në grupe të rrezikut. Në këtë kuptim, ka vende te të cilat, bazuar në statistikat tona, bëhet fjalë për shuma më të larta të kompensimit të dëmeve, dhe kjo sigurisht pasqyrohet edhe në çmimin e sigurimit që paguajnë (shtetasit e atyre vendeve).