Sigal Prishtina shënoi fitore të thellë përballë Kerasanit

15.11.2017 23:57
Sigal Prishtina shënoi fitore të thellë përballë Kerasanit

Kerasan Prishtina nuk i ka bërë ballë furisë së Sigal Prishtinës në përballjen e xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Përballja e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve përfundoi me rezultat 108-53 në favor të bardhekaltërve.

Që në fillim të ndeshjes, paraqitja e Prishtinës ishte bindëse (21:34).

Ngjashëm vazhdoi edhe në çerekun e dytë (10:31), ashtu që bardhekaltrit shkuan në pushim me epërsi bindëse (31:65).

Dhjetë pikë më shumë, Sigal Prishtina i shënoi në çerekun e tretë (12:22), ndërsa 11-të pikë më shumë i realizoi në dhjetëminutëshin e fundit (10:21).

Pas dhjetë xhirove, Sigal Prishtina numëron po aq fitore dhe kryeson në tabelë me 20 pikë.

Kerasan Prishtina është në vend të gjashtë, me dy fitore dhe tetë humbje, dhe numëron 12 pikë.