Sigal Prishtina mund Pejën në një ndeshje dramatike

Sigal Prishtina mund Pejën në një ndeshje dramatike

Sigal Prishtina ka mposhtur sërish Pejën me vetëm një pikë epërsi,me takimin që përfundoj 85:84. Ndeshja që u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë ishte në kuadër të Ligës Ballkanike, raporton Insajderi.

Edhe njëherë tjetër dy skuadrat më cilësore në Kosovë, shfaqën një spektakël basketbollistik, me një sfidë që përfundojë në mënyrë dramatike vetëm në aksionin e fundit të takimit.

Edhe në këtë ndeshje përsëri basketbollisti më i mirë i takimit ishte Dardan Berisha më 27 pikë të shënuara, kurse, tek Peja u dallua Veseli më 22 pikë të realizuara.

Pas kësaj fitore, Sigal Prishtina kryeson Grupin D më gjashtë pikë të shënuara, dy më shumë së Peja që renditet në pozitën e tretë.