Sigal Prishtina, kërkesë zyrtare për pjesëmarrje në ABA League

Sigal Prishtina, kërkesë zyrtare për pjesëmarrje në ABA League

Sigal Prishtina, përmes presidentit të saj, Blerand Stavileci, e ka bërë një kërkesë zyrtare për pjesëmarrje në ABA League, apo siç njihet edhe si Liga e Adriatikut, e ku marrin pjesë ekipet nga ish-Jugosllavia, përfshirë këtu edhe ato serbe.

Kjo është letra që e kanë dërguar ‘bardhekaltrit’ në ABA League.

 

“Kërkesë për pjesëmarrje në ABA League, për zotëri Veber dhe zotëri Novosel. Po ua adresoj juve këtë letër në emër të klubit Sigal Prishtina, duke shpresuar se do t’ju gjejë sa më mirë. Klubi i basketbollit Sigal Prishtina garon me sukses në Superligën e Kosovës, ku është kampione e shumëfishtë, fituese e Kupës dhe Superkupës, me një vitrinë mjaft të pasur me trofe. Posaçërisht në katër vjetët e fundit nën menaxhmetin aktual të klubit, kishte shpenzime të jashtëzakonshme, duke fituar 26 trofe në të gjitha kompeticionet, prej tyre dy në Ligën Ballkanike. Gjithashtu, klubi ynë ka marrë pjesë edhe në kompeticionin FIBA Europe Cup në dy sezonet e fundit. Duke e konsideruar rëndësinë dhe nivelin e lartë të interesimit të klubeve nga Ish-Jugosllavia për ABA League, ne do të donim ta shprehim tek ju interesimin tonë të madh për t’iu bashkuar ligës suaj. Basketbolli në Kosovë momentalisht dhe në të kaluarën ka qenë sporti më popullor, duke fituar interesim të madh nga e gjithë popullata dhe duke e konsideruar nivelin e kualitetit të ligës sonë, ne fuqishëm besojmë se pjesëmarrja e jonë në ABA League do ta ngrisë interesimin e popyullatës për basketboll në rajonin tonë dhe po ashtu do ta ngriste edhe numrin e tifozëve, të cilët krijojnë atmosferë të shkëlqyer në palestrat e mbushura. Me këtë letër, ne zyrtarisht do të donim ta shprehim idenë tonë për t’ui bashkuar ligës suaj dhe të fillojmë të garojmë nga sezoni 2017/18 dhe po ashtu do të donim të deklarojmë se jemi të gatshëm të takohemi me të gjithë pjesëmarrësit e kësaj lige dhe t’iu përmbaheshim të gjitha rregullave të saj. Nëse ju jeni të interesuar për pjesëmarrjen tonë dhe bashkëpunimin, ne menjëherë do të mund të fillonim duke iu dërguar ju të gjithë dokumentet e nevojshme për procedurat e regjistrimit. Ne po ashtu do të ishim të gatshëm t’ju vizitojmë në zyrat e juaja të ABA League dhe lokacione tjera që do t’i zgjidhnit ju për t’i diskutuar më shumë detajet. Shpresojmë në një përgjitje pozitive. I pranoni përshëndetjet e mia, Blerand Stavileci, president i Sigal Prishtinës”, shkruan në letër.