Sigal Prishtina me fanella kuq e zi

Skuadra kampione e Kosovës dhe Ligës Ballkanike në basketboll, ka prezantuar fanellat që do të bartë në sezonin e ri.

Sigal Prishtina me fanella kuq e zi

Kryeqytetasit kanë prezantuar tri palë fanella të cilat do t’i përdorin në ndeshjet e këtij stinori, raporton Insajderi.

Fanellat e para do të jenë me ngjyrë të bardhë, ato si mysafir me ngjyrë të kaltër, ndërsa befasi janë fanellat e treta.

Fanellat e treta do të jenë me ngjyrë kuq e zi, dhe kjo sigurisht që do t’i bëjë të lumtur tifozët e klubit, ‘Plisat’. /Insajderi.com