Në Kosovë nuk dihej aspak rreth fraksioneve të shumta Islame që ekzistonin në vendet arabe. Nuk kishte njohuri rreth shiizmit, sunnizmit …etj Poashtu edhe lëvizjet që vepronin politikisht nën petkun Islam si “ Vëllezëria Musimane”, “Vehabizmi”, “ Hamasi” dhe të tjera pothuajse xhemati as që kishte idenë se çfarë ishin. Xhemati në Kosovë dinte vetëm për Arabinë, Mekken dhe Qaben.
Portali “Foltash”, të marten ka organizuar një tryezë diskutimi ku ka prezantuar hulmtimin me temën “Shkaqet e shfaqjes së elementëve ekstreme në Kosovë, objektivat dhe hapat drejt deradikalizmit”.
Fillimisht,Kryeredaktori i Foltash, Bekim Jashari, ka prezantuar raportin e hulumtimit duke treguar se këtë hulumtim e kanë bërë imamë, profesorë dhe stafi i Foltash. Gjatë hulumtimit të tyre Jashari ka thënë se kanë arritur të bisedojnë me shumë imam e të rinj ku kanë arritur t’i marrin opinionet e tyre se si kanë arritur që në Kosovën e pasluftës të dalin nga një islam që ne e quajmë tradicional.
“Një ekip i përbërë nga imamë, profesorë dhe staf i portalit FOLTASH, ka arritur të bëj një punë që ndërlidhet me temën aktuale që është edhe përballja me ekstremizimin dhe redikalizimin fetar. Gjatë punës tonë si ekip ne kemi biseduar me shumë imam me shumë të rinj dhe kemi arritur të marrim opinionet e tyre se si kanë arritur që t’i marrim opinionet e tyre se si kane arritur që në Kosovën e pasluftës të dalim nga një islam që ne e quajmë tradicional, që shqiptarët e kanë kultivuar ndër shekuj e që është thirrje për paqen tolerancën, respektin. Kemi ardhur në përfundim që kombi i ynë asnjëherë nuk ka zhvilluar beteja dhe luftëra apo konflikte fetare, por ka zhvilluar përpjekjen për atë që i mungonte, ajo që i mungonte ishte liria. Andaj kemi ardhur në analizën tonë që modelet e Lindjes që synuan nëpërmjet politikës të përfaqësojnë islamin, pikërisht në ato vende të Lindjes, nuk arritën sukses përkundrazi dështuan keq”, ka thënë Bekim Jashari.
Tutje Jashari ka thënë se shqiptarët nuk hasin në problematik të natyrës fetarë në këtë kaluarën. Sipas Foltash kanë konstatuar se insititucionet fetare në Kosovë e në veçanti institucioni i Bashkësisë Islame në periudhën e paraluftës ishte në funksion të lirisë së atdheut.
“Shqiptarët nuk hasin në problematik të natyrës fetare në të kaluarën, në këtë pikë ne kemi konstatuar se institucionet fetare të Kosovës, e në veçanti institucioni i Bashkësisë Islame, po flasim për periudhën e paraluftës ishte vu në funksion të lirisë së atdheut dhe seritë e tyre ishin bërë pjesë e përpjekjeve për liri. Feja në vitet e 90-ta nuk ishte cak i forcave serbe. Ata kryenin ritet fetare por preokupim kishin lirinë e atdheut. Bashkësisë Islame e Kosovës arriti që të kultivojë frymën e Islamit unik dhe të ruajë predikimin e Islamit nën drejtimin e shkollës juridike hanefite. Shkollat tjera ishin të panjohura në shoqërinë tonë-xhematin”, është shprehur Jashari, shkruan Gazeta e Re.
Ai më tutje ka thënë Xhemati në Kosovë dinte vetëm për Arabinë, Mekken dhe Qaben në të kaluarën. Sipas Jasharit në të kaluarën Hoxhallarët e Kosovës më tepër merreshin me çështje parimore se sa përiferike.
“Numri i studentëve nga Kosova në botën arabe, pothuajse ishte simbolik. Edhe ata që ishin atje, sidomos në vitet e 90-ta financoheshin nga familja. Kishte prej tyre të atillë që edhe në vendet ku studionin lobonin për Kosovën dhe çështjen e saj.
Në Kosovë nuk dihej aspak rreth fraksioneve të shumta Islame që ekzistonin në vendet arabe. Nuk kishte njohuri rreth shiizmit, sunnizmit …etj Poashtu edhe lëvizjet që vepronin politikisht nën petkun Islam si “ Vëllezëria Musimane”, “Vehabizmi”, “ Hamasi” dhe të tjera pothuajse xhemati as që kishte idenë se çfarë ishin.
Xhemati në Kosovë dinte vetëm për Arabinë, Mekken dhe Qaben.
Raporti konstaton se pas luftës së fundit në Kosovë “gjendja humanitare ishte e rrezikshme, plagët e mëdha nga lufta. Këtu kemi një vërshim të OJQ-ve nga vendet arabe ( sidomos Arabia Saudite-Kuvajti). Ato shumë shpejt hapën zyret e tyre në Kosovë, duke ofruar ndihmën humanitare në gjëra si fillim elementare për qytetarët.
Udhëheqësit e këtyre shoqatave ishin arab dhe pjesë e stafit të tyre ishin disa imam kryesisht që kishin mbaruar studimet në Arabinë Saudite dhe vende tjera të lindjes. Përveq ndihmës humanitare ata ofruan edhe ndihma në;
1. Renovim të disa shtëpive;
2. Dërgimi në Haxhxh falas për njerëz që pothuajse ata i përzgjedhnin në koordinim më stafin e tyre;
3. Shpërndarja e ndihmave s’bashku me fletushka fetare dhe të Islamit ndryshe krejtësisht;
4. Financimi i qindra studentëve në disa vende arabe që mësuan dhe vazhdojnë të mësojnë nën financat e tyre dhe diktatin e tyre”
Sipas këtij raporti puna e këtyre OJQ’ve ishte shtrirë në drejtimin për ta “krijuar përshtypjen që Kosova ka problem fetar”, që sipas përpiluesve të raporti nuk ishte ashtu realiteti.
Hoxhollarët e Kosovës më tepër mirreshin me çështje parimore se sa periferike. Ata ishin pranë qytetarëve, në raste të ndryshme si; dasma, ahengje,mevlud, raste mortore si dhe pjesë e zgjidhjes së mospajtimeve midis qytetarëve. Ftonin popullin për unitet, dashuri dhe largim nga veprat e ndaluara në Kur’an.”, ka përfunduar Bekim Jashari, kryeredaktor i Foltash.
Ndërsa Shemsi Jashari nga “Demokracioa Fillon këtu”, bashkëpjesmarrës në hulumtim ka thënë se kanë dhënë kontributin e tyre duke i pa dhe i trajtuar çështjet prej këndit të jashtëm fetar, domethanë të këndit të shoqërisë civile.
“Ne kemi pasur kënaqësinë te jemi pjesë e një hulumtimi i cili është zhvilluar prej portalit Foltash. Një bashkëpunim i cili na është afruar neve që të japim kontributin tonë duke i pa dhe i trajtuar çështjet prej këndit të jashtëm fetar domethënë të këndit të shoqërisë civile e në këtë formë të mos dalim që të objektivat e këtij hulumtimit devijohen apo të shikohen vetëm nga një kënd, kjo ka bë që na të japim pak kontribut në këtë hulumtim dhe të fillojmë një bashkëpunimi cili është i kërkuar edhe në një strategji kombëtare që i lufton dukurit negative siç është edhe ekstremizmi”, ka thënë Shemsi Jashari.
Tutje ai ka vazhduar duke thënë se i kanë parapa objektivat të cilat duhet të bëhen e të arrihen nëpërmjet disa hapave që kish me qu drejt deradikalizmit.
“Në fund të këti hulumtimi bashkërisht me konsulta të përbashkëta tu i analizu disa çështje që janë ngritë në këtë raport i kemi parapaobjektivat të cilat duhet të bëhën të arrihennëpërmjet disa hapave që ne të bëjmë një aktivitet që kish me çu drejt deradikalizimit, si pikë e parë është identifiku një nevojë për identifikimin e gjendjes aktuale dhe veprimtarisë fetare që e zhvillojnë ata që nuk janë kompetent të merren me çështje fetare dhe nuk e kanë përgatitjen e duhur në aspektin akademik dhe nuk i njeh institucionet siç jan BIKU që mirret me menaxhimin e jetës fetare, mandej e kemi identifiku si nevojë që institucionet shtetërore duhet që të fuqizojnë ligjin që mbikëqyr financimet e brendshme dhe te jashtme të këtyre organizatave që fshihen nën emrin e organizatave jo qeveritare diçka që është e lehet për mu regjistrua dhe diçka, që deri tash është tregu, që shteti ka pas vështirësi për t’i kontrolluar deri në at masë, sa mos me prodhu një ndikim negativ”, ka përfunduar Shemsi Jashari.
