Si u kap “mat” Edi Rama për investimet e huaja

16.08.2017 12:16
Si u kap “mat” Edi Rama për investimet e huaja

Shifrat lidhur me investimet e huaja që kanë hyrë në Shqipëri gjatë periudhës që ka qeverisur Edi Rama prej kohësh kanë ngjallur një debat të fortë.

Madje një nga pikat ku kryeministri u kap gafil gjatë fushatës elektorale, në përballjen me gazetarët ishte pikërisht kjo. Ai u ftua disa herë më insistim të thoshte qoftë edhe një investim të huaj që i kalonte 5 milionë USD që kishte ardhur në Shqipëri falë rilindjes. Por me këmbëngulje Rama rrefuzoi të përgjigjej. (Shiko videon poshtë) Sepse sikurse u tha më pas kryeministri nuk kishte  ç ‘të tregonte.

Prej kohësh debati që zhvillohet i ka grupuar palët në dy llogore këndvështrimesh të ndryshme. Ata pro qeverisë mbrojnë iden se viti i fundit i plotë, 2016 ka qenë viti me shifrën më të madhe të investimeve të huaja. Ata që janë kundër pretendojnë ndryshe: sipas tyre kjo shifër është rritur në sajë të investimeve që janë kontraktuar që në periudhën e qeverisë Berisha.

Në këtë debat kanë ndërhyrë dje edhe një grup mediash pro qeveritare që kanë tentuar të servirin keq një raport të OKB-së. Sipas tij, në rajon Shqipëria ka një nga normat më të larta të të investimeve të huaja. Ato zënë gati 30%, ndërkohë që vende si Bosnja (10%), Bullgaria, vendi i BE (7.8%) renditen shumë më poshtë. Madje Shqipëria rezulton edhe më mirë se mesatarja e përgjithshme e vendeve të Evropës juglindore që e ka mesataren e kapitaleve të huaja të investuara në vend 26.3%.

Por, gjithë përpjekja për ta paraqitur Shqipërinë si një parajsë ku të huajt kërkojnë të derdhin paratë e tyre është false.  Në 1 miliardë e 124 Eurot që llogariten të jenë hedhur në ekonominë Shqiptare në 2016, pjesën e luanit e zënë investimet për gazësjellësin e TAP, të firmosur nga qeveria Berisha. Gjatë kësaj periudhe vetëm TAP ka investuar plot 325 milionë euro ose 33% të gjithë investimeve të huaja.  Një përqindje relativisht të madhe zë edhe kaskada e hidocentraleve mbi devoll edhe ajo e kontraktuar nga qeveria paraardhëse.

Prandaj mburrja me idenë e një Shqipërie parajsë të investimeve të huaja në rajon është një fabul e kotë. Sado të përpiqet përkrahësit e qeverisë të bëjnë akrobaci ajo reduktohet në një pyetje: në atë që i bënë gazetarër gjatë debatit Edi Ramës: le të thotë një investim të huaj mbi 5 milionë që ka sjellë në këtë vend (video poshte) gjatë qeverisjes së tij? /Lapsi